Para disa kohësh, Adriana Matoshi bëri publike lidhjen me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld. Aktorja tregoi se për herë të parë është njohur me Keith në një lokal dhe të dy u shprehën mjaft të lumtur për historinë e tyre të dashurisë. Pavarësisht gjithë paragjykimeve, ata po e shijojnë në maksimum romancën e tyre pasi herë pas here ndajnë me ndjekësit momente ku shfaqen mjaft të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit. Së fundmi dyshja po shijojnë disa ditë pushimesh në bregdetin shqiptar. Duket se Keith e ka befasuar aktoren me një darkë romantike. Kjo e fundit ka ndarë disa foto në Instagram ku ka shprehur gjithë lumturinë që ndjen teksa ka një person të tillë në krah. “Çdo herë befasohem nga ky njeri i pashëm. I uroj çdo femre në botë një mashkull që trajton gruan siç bën ky. Me të vërtetë, një bekim nga Zoti. Për të gjithë urryesit, kujdes, po e urreni një dhuratë nga Zoti”, ka shkruar aktorja krahas fotove të ëmbla së bashku me dashurinë e saj.

Edhe pse kanë kaluar kohë nga bërja publike e lidhjes, ka ende persona që nuk ngurrojnë të ofendojnë publikisht. Më herët, Matoshi kaloi kohë së bashku me partnerin dhe miken e saj aktoren, Arjola Demirin. Në fotografitë e publikuara nga kjo e fundit, erdhi një koment ofendues dhe racist për Keith. “A edhe ket t Ziun pe merrni me vete ka po shkoni a kujdes se n bjeshk ckas mund me ndodh tani ki zezaku merakli shqiptarka ju qkyn dyjave”, i ka shkruar ndjekësi, të cilin Arjola nuk e la pa një kundërpërgjigje. “S’ka ma viktima se shqiptart ma hipokrita e ma te pa moralshem qe je msu ti me i çky grat e shokeve te ngusht ky nuk asht faji im asht i joti …. merruni me punet e juja se jeni ba si ndrikulla llafazane sa pak burra kan mbete ne kete bote”, ka shkruar tejet e revoltuar Demiri.