Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri Edi Rama kanë përfunduar takimin kokë më kokë që zhvilluan në Pallatin e Brigadave. Ka qenë zyra e shtypit pranë Kryeministrisë që ka shpërndarë pamjet nga takimi ‘kokë më kokë’ mes Ramës dhe Merkel që u mbajt në Pallatin e Brigadave.
Takimi në fjalë zgjati rreth 45 minuta. Pas takimit ata janë larguar me delegacionet e tyre drejt Business Park ku do të takohen me liderët e Ballkanit Perëndimor. Liderët e Ballkanit Perëndimor kanë mbërritur në këtë ambient në pritje për të zhvilluar takimet bilaterale.