Një i ri është arrestuar në Përmet pasi ka përplasur me makinë një kalimtar.
19 vjeçari, banues në Gjirokastër, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” në hyrje të qytetit të Përmetit ka përplasur A. Xh., 56 vjeç. Ky i fundit ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.
“Shërbimet e seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin P. V., 19 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në hyrje të qytetit të Përmetit ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka përplasur shtetasin A. Xh., 56 vjeç, banues në Përmet, i cili është transportuar për në Spitalin e Traumës Tiranë”, thotë policia.
Materialet në ngarkim të të riuti kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.