Pfizer dhe partneri i tyre gjerman BioNTech kanë deklaruar se vaksina e prodhuar prej tyre për të luf tuar koronavirusin është e sigurt edhe për fëmijët nga mosha 5 deri në 11-vjeçare.

“Ne presim që ta shtrijmë mbrojtjen e ofruar nga vaksina për këtë popullsi më të re, duke iu nënshtruar autorizimit rregullator, veçanërisht kur gjurmojmë përhapjen e variantit delta dhe kërcënimin që ai paraqet për fëmijët,” tha CEO i Pfizer, Albert Bourla në nje deklaratë.

Që nga korriku, rastet pediatrike të COVID-19 janë rritur me rreth 240 për qind në SHBA-duke nënvizuar nevojën për vaksinim.