Nxënësit e shkollës “Dom Nikollë Kaçorri” tashmë do të ulen në bankat e shkollës, në ambiente krejtësisht të reja, që nuk kanë asnjë gjurmë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga shkolla e rikonstruktuar, e cila është njëkohësisht edhe kopsht të cilën ka zgjedhur që ta komentojë thjesht me një fjalë “super”.

“Super. Shkolla dhe kopshti “Dom Nikollë Kaçorri” në Kamëz kanë fshirë çdo gjurmë të tërmetit. 420 fëmijë do mësojnë në këto hapësira të reja pa asnjë dallim nga shkollat e kopshtet europiane ku mësojnë bashkëmoshatarët e tyre”, shkruan Rama.