Si rrallë herë pas 25 Prillit, ditën e sotme pas takimit me ambasadoren Urzsula Gaçek dhe 2 përfaqësues të tjerë që kanë qenë drejtues të OSBE/ODIHR-it në Shqipëri, Lulzim Basha u shfaq i buzëqeshur përballë gazetarëve që po e prisnin të ngjishte shkallët e selisë pasi përcolli zyrtarët e misionit.

Duke përfituar nga koha që operatorët të bëheshin gati për deklaratën, lideri demokrat pyeti gazetarët “si kaluat, u lodhët?”. “Shumë” u përgjigj njëri prej tyre. Lideri demokrat me buzëqeshje tha më tej, “ditë e ngarkuar sot”.

Përpos humbjes së 25 Prillit, shtatori e gjeti selinë blu në një situatë të tensionuar, pasi kryedemokrati përjashtoi Sali Berishën nga grupi parlamentar pasi SHBA e shpalli “non grata”.