Këngëtari shqiptar, Ermal Meta do të performojë së shpejti, në datën 17 shtator në Shqipëri. Së fundmi, ai ka dhënë një intervistë për “News24” ku ka treguar më shumë detaje rreth koncertit që do të mbajë më 17 shtator në stadiumin “Air Albania”. Ai është shprehur se koncerti do të zgjasë rreth dy orë, teksa ka treguar se hapjen e tij do ta bëjë këngëtarja Elhaida Dani. Ndër të tjera ai ka treguar se është duke përfunduar librin e tij të parë dhe për këtë duhet të vizitojë disa qytete shqiptare, por jo atë ku ka lindur pasi siç shprehet dhe ai me atë qyetet e lidhin kujtime të hidhura.
INTERVISTA PËR GAZETAREN OLA BRUKO NË “NEWS24” ERMAL META: Do të vij në datën 15, tani jam ende në Itali. Mezi pres. Jam shumë i emocionuar, zakonisht nuk ndjej këtë lloj emocioni, jam mësuar, kam bërë shumë koncerte. Porn ë Shqipëri emocioni është i veçantë. PYETJA: Pse ndodh? ERMAL META: Sepse është vendi im, emocioni rritet shumë PYETJA: Prenotimet kanë filluar që nga fundi i gushtit? ERMAL META: Po më kanë thënë, ashtu e di unë. Kanë prenotuar nga Italia, Rusia, Bullgaria, Turqia. Jam shumë i lumtur për këtë. PEYTJA: Si do të jetë programi në 17 shtator? ERMAL META: Programin nuk e kam vendosur ende, do të mundohem të bëj një koncert sa më të ngjeshur, me shumë këngë. Duhet respektuar dhe ora policore. Do të mundohemi ta bëjmë në mënyrën më të mirë. Do të jetë një artiste, Elhaida Dani që hap koncertin.
PYETJA: Kur fillon koncerti? ERMAL META: Duhet të mbarojë më parë se ora policore. Besoj mbaron në orën 10, fillojmë në orën 8. PYETJA: Do të ketë këngë shqip apo të huaja? ERMAL META: Zakonisht unë këndoj italisht, kam mësuar të shkruaj këngë. Do të mundohem për një surprizë të vogël në shqip për publikun shqiptar. Do të këndoj edhe këngë që kam kënduar ndër vite. Para pak muajsh ka dalë disku 4. PYETJA: Do të jetë një rizgjim nga ajo që na shkaktoi pandemia? ERMAL META: Po. Ne nuk jemi ende jashtë pandemisë. Duhet ta hedhim mbrapa, duhet dhe pak kohë. Bëra një koncert në Itali e më dukej e pabesueshme, kisha 2 vite që nuk bëja. Më dukej si diçka e largët. Edhe tani në stadium më duket si diçka e largët, por po vjen shpejt. Njerëzit duhet të zbatojnë rregullat, se pa rregulla nuk e kalojmë dot.
PYETJA: A patët probleme me virusin? ERMAL META: Unë personalisht jo, por disa familjarë po, e kaluan, e morën virusin se ishte diçka e paevitueshme, as e kuptoje nga e merrje. Jemi të gjithë të vaksinuar. Jemi një çik më të qetë. Jam vaksinuar me të dy dozat. Turin e kam në mars të vitit që vjen. Po përpunoj e shkruaj e publikoj këngë të reja. Këtu në Itali me sa shoh rruga do të jetë më e gjatë, për koncerte në vende të mbyllura. Besoj se rruga do të jetë më e gjatë, ka një numër të lartë popullsie që nuk duan të bëjnë vaksinën. Nuk e di nëse janë shumë, apo janë pak dhe bëjnë shumë zhurmë. Unë besova, tek shkenca duhet të kemi besim. Ka njerëz që i ka pasur disa reaksione, por janë shumë vaksina që ne bëjmë është një përqindje e vogël që ka reaksion. Tek shkenca duhet të kemi besim. Na shëron shkenca.
PYETJA: Sa do të qëndroni në Shqipëri? ERMAL META: 7-8 ditë, do bëj një xhiro, do vizitoj disa vende se po bëj një libër. Nuk ta them dot në cilat vende. PYETJA: Do të shkoni në vendin e lindjes? ERMAL META: Besoj do kaloj, por s’kam qejf të ndaloj se nuk kam kujtime të mira, kam kujtime të hidhura. Kam disa kujtime të hidhura aty e s’kam qejf të kaloj. PYETJA: Çfarë përmban libri? ERMAL META: Është një histori. Roman. Më vjen keq, nuk ta tregoj dot përmbajtjen. PYETJA: Ju pëlqen të shkruani? ERMAL META: Po, është komplet ndryshe nga kënga. Një këngë e mbaron brenda një kohe të shkurtër. Duhet të jetë e shkurtër dhe të përmbajë fjali me kuptim të plotë e më të madh. Pra brenda 3- 3 minutash e gjysmë kuptimi i këngës të jetë i plotë. Libri është ndryshe, e kisha të vështirë në fillim.
PYETJA: Ky është libri i parë? ERMAL META: Po, libri i parë. PYETJA: Po kuptoj që doni të lexoni? ERMAL META: Për të shkruar një libër thuhet se duhet të lexosh 200 libra të paktën. PYETJA: Si mendoni, si ka ecur muzika, arti në Shqipëri, me ç’ritme ka ecur? ERMAL META: Ato që kam dëgjuar në vitet e fundit, muzika ka patur një frymëzim shumë të thellë nga ajo që është në modë tani. Shumë latin, diçka që nuk i përket muzikës shqiptare. Besoj se nga ana rap, ka disa episode shumë të mira. Nga muzika pop, ka disa rrugë për të bërë. Shqiptari nga ana muzikore duhet të gjejë identitetin e tij. Identetiti muzikor shqiptar mund të ketë një dorë shumë të fortë, por duhet stërvitur, mos pësojë shumë ato modat. PYETJA: A keni një këngëtar të preferuar në Shqipëri? ERMAL META: Më pëlqen shumë Eugent Bushpepa, Elhaida Dani, kam dëgjuar një reper, nuk ja mbaj mend emrin. Më ka pëlqyer shumë. Nuk e mbaj mend emrin. PYETJA: Keni ndërmend të bëni ndonjë bashkëpunim? ERMAL META: Atë nuk e di. Do më pëlqente të niste në mënyrë spontane. Zakonisht kur bashkëpunon me një artist duhet të gjesh gjuhën e përbashkët. Duhet të lindtë diçka mes dy artistëve. Unë kam bërë bashkëpunim me artistë që kam pasur një gjuhë të përbashkët. PYETJA: Projektet e ardhshme ndërkohë? ERMAL META: Më kanë mbetur vetëm dy kapituj të librit, pastaj do nxjerr disk të ri.