Manchester City prej kohësh është në kërkim të një sulmuesi qendre, e pasi dështoi fillimisht me Harry Kane dhe më pas me Cristiano Ronaldon, “citizens” po “peshkojnë” në Serie A. Napoli ka bërë një nisje perfeke të kampionatit, e një nga protagonistët më të mëdhenj të këtij suksesi është edhe sulmuesi Osimhen, i cili është kthyer në formën e tij më të mirë.
Këto performanca të sulmuesit nuk kanë kaluar pa u vënë re nga skuadrat “big” të Evropës me City-n që po “su lm on” i pari. Presidenti De Laurentis e sheh atë si “xhevahirin” e ri të ekipit me të cilin synon që të mbushë sa më shumë arkat e klubit. Napoli kërkon gati 120 milion euro për kartonin e tij, gati dyfishin e asaj që e bleu, sipas “Rai2”.