Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se Polonia do të dhurojë 100 mijë vaksina Pfizer Kosovës.
Përmes një postimi në “Twitter”, Osmani ka falënderuar Poloninë dhe aleatët e Kosovës që i qëndruan pranë në kohën e vështirë të pandemisë.
“Për më tepër, sot u informova nga autoritetet ePolonisë se ata do të dhurojnë 100 mijë vaksina Pfizer në Kosovë. Faleminderit Polonisë dhe të gjithë aleatëve tanë që na qëndruan pranë në këtë kohë të vështirë për shkak të pandemisë”, shkruan Osmani në rrjetet sociale.