Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen do të vizitojë Shqipërinë më 28 shtator. Lajmi u bë me dije nga Ambasadori i BE, Luigi Soreca, pasi Presidentja e KE njoftoi nisjen e një turi në Ballkanin Perëndimor në fund të këtij muaji.
“Presidentja Von der Leyen planifikon të vizitojë Shqipërinë më 28 shtator. Mezi pres ta mirëpres!”, shkruan Soreca.
Në fjalimin e saj vjetor mbi gjendjen e Bashkimit Evropian para Parlamentit të BE -së, Von der Leyen theksoi edhe njëherë mbështetjen e saj për inegrimin e Rajonit në BE, duke thënë se është një detyrim për të rinjtë që besojnë në ëndrrën amerikane.
Sipas Presidentes së KE, BE dhe Ballkani Perëndimor do të jenë gjithmonë më të fortë së bashku
“Para fundit të muajit, unë do të udhëtoj në rajon për të dërguar një sinjal të fortë të angazhimit tonë në procesin e pranimit. Ne ua kemi borxh të gjithë atyre të rinjve. Para fundit të muajit, do udhëtoj në Ballkan për të përçuar angazhimin tonë për anëtarësimin në BE. Ne ia kemi detyrim këtë të rinjve, që besojnë në të ardhmen evropiane. Ne po rrisim investimet në Ballkanin Perëndimor me rreth një të treten e prodhimit të brendshëm bruto të rajonit. Investimi në të ardhmen e Ballkanit është një investim për BE-në” deklaroi ajo.