Është vendosur kur do të mbahet seanca e radhës plenare. Gazetari Ergys Gjençaj raporton për “BalkanWeb”, se punimet për debatin e programit qeverisës dhe votimit të kabinetit të ri, do të nisë nesër në orën 10:00. Në rend dite do të jetë prezantimi nga ana e kryeministrit Edi Rama, të programit qeverisës. Më pas do të ketë vend për debate, ku do të përfshihen edhe deputetë të opozitës, me propozime pro ose kundër të asaj që do të deklarohen nga kreu i qeverisë.
Në konferencën e kryetarëve që do të mbahet në orën 13:30 të kësaj të mërkure, do të diskutohet se si do të ndahen oraret e debateve mes grupeve parlamentare. Sakaq, pjesë seancës do të jetë dhe votimi i kabinetit të ri qeverisës. Pas kësaj procedure, emrat në të gjitha dikasteret e zgjedhura do të duhet të betohen para Presidentit të Republikës.