Princi ministër i Arabisë Saudite vjen në Tiranë, takim me kryeministrin Edi Rama. Kjo vizitë sipas Ramës është tregues i bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Vizita e tij, hapja e një kapitulli për takimet bilaterale. I përsërita ftesën për të pritur princin e Kurorës. Besoj që tani më jemi në kushtet kur mund të shohim me optimizëm mundësitë e investimeve, të rritjes së volumit tregtar, bashkëpunimit në tërësi, ramë dakord për të mbledhur Komitetin e Përbashkët, që u mblodh në 2019, për të adresuar prioritetet për thellimin e bashkëpunimit ekonomik. Dua ta ritheksoj që Arabia Saudite e ka njohur Republikën e Kosovës dhe ka qenë një nga mbështetëset të të gjitha përpjekjeve tona të kandidaturave të Kosovës në institucionet ndërkombëtare, zëri i tyre është me shumë peshë. Dua ta falënderoj mikun tonë edhe për angazhimin tij për t’i dhënë një shtysë rritjes së komunikimit mes kompanive në funskion të interesave të ndërsjellta për të rritur volumin e shkëmbimit tregtar”, tha Rama.