Tiranë, 17 Shtator – Në një seancë maratonë në Kuvendin e Shqipërisë është prezantuar programi i qeverisë shqiptare për 4 vitet e ardhshme. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila prezantoi programin për shëndetësinë dhe mbrojtjes sociale, sot ka publikuar në tëitter pjesë nga ky program.
“Kantieri i shëndetësisë do të zgjerohet me vepra të infrastrukturës në çdo rajon. 4 pole spitalore reference për diagnostikim dhe trajtim. Përfundojmë rehabilitimin e gjithë rrjetit të qendrave shëndetësore”, shkruan Manastirliu. Në prezantimin e programit për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale, Manastirliu e ka cilësuar Modelin e Autonomisë Spitalore si kryefjalën e e reformës në shëndetësi.