Reperi i njohur, Capital T, është shpesh në qendër të vëmendjes për jetën e tij sentimentale, për të cilën fansat janë shumë kuriozë, ndonëse vetë ai tregohet gjithmonë i rezervuar. Madje edhe daljet televizive, i ka të rralla, dhe zakonisht vetëm për të prezantuar projekte të reja. I ftuar në emisionin “Robi plaket kur don vet”, me Robert Berishën, ai foli shkurt për jetën personale, planet për martesë dhe arsyen pse është kaq i rezervuar. Reperi tha se është ‘single’ momentalisht, pasi sipas tij nuk është koha e duhur, sidomos për të menduar për martesë. “Thjesht nuk i ka ardh koha, ajo është me ndjenjë nuk është se e ki të përcaktuar, jeta shumë e ngarkuar nuk e ki kohën me ja dediku dikujt qysh duhet. Besoj zoti e ka shkru një fat për mu edhe kurdo që vjen mirësevjen”, tha reperi.
Ai foli gjithashtu edhe për artistët që shfrytëzojnë lajmet nga jeta private për t’u ngritur në karrierë, duke thënë se ai vetë nuk e ka bërë kurrë një gjë të tillë. “Ka shumë artista që i kanë përdo qito sene për me bo bujë me tërheq vëmendje por unë skam qenë prej atyre”, tha Kapo.
Ndërkohë, vetëm pak dirë më parë, ai ka publikuar projektin e ri muzikor që mban titullin “Valle” dhe duket se është përqafuar menjëherë nga publiku. Këtë herë ai erdhi me një këngë 100% rap dhe fansat janë gëzuar shumë nga rikthimi në këtë zhanër, duke komentuar se “Capo i vjetër u rikthye”. /News31