Dita e djeshme nuk ka qenë e lehtë për Lulzim Bashën, pas përjashtimit të Sali Berishës. Ndaj, në seancën e parë plenare të këtij legjislacioni, ai është parë më serioz dhe nervoz se kurrë. Madje, është përplasur edhe me një zonjë si Luljeta Bozo, pas replikave që nisën në Kuvend kur Edi Rama nisi të mblidhte fletët e grisura nga Basha dhe deputetët e PD-së, të cilët bojkotuan votimin e kryetares së Kuvendit.
(Edi Rama ulët në tokë dhe fillon të mbledhë fletët e votimti të grisura nga depuetet e opozitës)
Ervin Salianji: Mos u ul fare se ashtu siç je, je gati për në inceneratorë. Mos i prek materialet e votimit. Ti je mësuar të futësh duart në zgjedhje, por mos i prek ato!
Luljeta Bozdo: Ju lutem, qetësi të nderuar deputetë!
Lulzim Basha: Pusho moj ti! Ndërprit procesin e votimit! (Edi Rama nxjerr qesen dhe fut brenda fletet e grisura)
Luljeta Bozdo: Mua mos më thuaj pusho! Ju lutem, mbani qetësi!
Lulzim Basha: Ndërprit procesin e votimit. Nuk mund të bëni siç doni këtu! Belind Këlliçi: A të vazhdojmë ne me të tjerët në radhë?
Fadil Nasufi: Me radhë! Të mbarojë zotëria. Belind Këlliçi: Po kjo është pa kuptim, por shtyhet procesi!
Fadil Nasufi: Po kur ka ndotje të territorit! Votimi do bëhet patjetër. Ju lutëm do të kryhet radha e votimit! Votimi do bëhet sipas rregullores së Kuvendit.
Belind Këlliçi: Zoti kryetar, Komisioni ka rregulla këtu! Materialet zgjedhore nuk ka të drejtë t’i prekë askush, kjo nuk është normale. Për këtë votim duhet procedurë normale! (Edi Rama merr qesen me flete te grisura me vete edhe gjate votimit)
Fadil Nasufi: Vazhdoni të mbani shënim! Të vazhdojë votimi me listën e deputetëve! Procedura është në rregull.
Belind Këlliçi: Jo! Procedura nuk është normale! Si do ta bëjmë vlefshmërinë e fletëve të votimit dhe procesin e votimit?
Fadil Nasufi: Në fund, kur t’i mbledhim sipas rregullores, të vlefshme e të pavlefshme!
Belind Këlliçi: Si do t’i mbledhësh!
(Pas debatit Edi Rama kthehet serish dhe i jep deputetit te PD-se qesen me fletet e grisura)