Diletta Leotta, prezantuesja televizive, gazetarja seksi sportive italiane, foli në “Tempo delle Donne” për aftësinë e grave për të formuar një grup: “Fuqia vjen nga bashkimi i forcave. Unë jam gjithmonë një sfungjer, kur e krahasoj veten me ekipin tim të punës. Kur i vendosni fytyrën diçkaje, ju gjithashtu jepni 100%. Këtë bëjnë edhe gjithë të tjerët.
Ndoshta sepse jemi të trajnuar, sepse gjithmonë duhet të kemi të njëjtin kredibilitet si një koleg mashkull. Nëse do të tregoheshim pak më të qeta, do të ishim në gjendje të krijonim një grup, të ndaheshim më pak. Unë jam rritur në një familje grash. I dua gratë, sepse e reflektoj plotësisht veten në to, – pranon ajo. – Më rastisi të takoja disa miq të mirë në punë.
Edhe pse në fillim u pashë me dyshim, ngaqë kishte pak femra që punonin në futboll. Kur fillova këtë punë qaja çdo ditë, mendoja si do t’ia dilja në një botë tërësisht mashkullore. Në fakt, e kisha pasur gabim. Objektivi? Shpresoj që edhe ne gratë, një ditë do të jemi në gjendje të grupohemi aq sa burrat, apo edhe më shumë”.