Nënkomisari i Lezhës, Saimir Hoxha i cili ndërroi jetë ditën e djeshme është shpallur “Dëshmor i Atdheut” me vendim qeverie. Ministri Çuçi tha se familjarët e Hoxhës do të trajtohen menjëherë financiarisht nga shteti.
Ai garantoi se dy fëmijëve nuk do u mungojë asnjëherë ndihma nga shteti. Çuçi theksoi që deri 18 vjeç fëmijët e Hoxhës do të marrin trajtim, me 170% të pagës së nënkomisarit. Gjithashtu ai tha se për fëmijët është e garantuar trajtimi shëndetësor falas dhe benefitet e tjera.
Gjithashtu familjes së të ndjerit do t’i jepen në mënyrë të menjëhershme një shumë prej 50 milionë lekësh të vjetra nga shteti.