Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të ri u betuan sot në orën 10:00 në Presidencë, për të nisur punën për mandatin e tretë qeverisës. Edi Rama është emëruar kryeministër në fillim të Legjislaturës X, me dekretin e Presidentit të Republikës në datën 10 shtator. Ndërsa ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama dhe ministrat e qeverisë së re morën votëbesimin në Kuvend me 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim.

• Edi Rama- Kryeministër; • Arben Ahmetaj – Zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave; • Olta Xhaçka – Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme; • Niko Peleshi – Ministër i Mbrojtjes; • Bledar Çuçi – Ministër i Brendshëm; • Delina Ibrahimaj- Ministër i Financave dhe Ekonomisë; • Belinda Balluku – Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë; • Evis Kushi – Ministër i Arsimit dhe Sportit; • Ulsi Manja – Ministër i Drejtësisë; • Elva Margariti – Ministër i Kulturës; • Frida Krifca – Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural; • Ogerta Manastirliu – Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale; • Mirela Kumbaro Furxhi – Ministër i Turizmit dhe Mjedisit; • Elisa Spiropali – Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin; • Edona Bilali – Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes; • Bora Muzhaqi – Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët; • Milva Ekonomi – Ministër i Shtetit për Standardet e Shërbimeve.