“Pogba mund të kthehet te Juventusi, por gjithashtu varet nga bardhezinjtë. Për Donnarumma është penduar Juventusi, por shumë më tepër”. Ka shumë lajme në intervistën që Mino Raiola bëri për “Rai Sport”, nga e cila një përmbledhje paraprake është publikuar në orët e fundit. Intervista e tij e plotë do të transmetohet e plotë të hënën në mbrëmje.

Është folur shumë për Juven, sepse në Torino, menaxheri i njohur ka disa nga goditjet e tij të mëdha. Ashtu si Matthijs de Ligt. Ky i fundit, siç u njoftua nga Raiola, në fund të sezonit mund të ishte gjithashtu protagonist i një stafete me lojtarin e Milanit, Alessio Romagnoli.

“De Ligt dhe Romagnoli janë ndër mbrojtësit më të fortë në Evropë, – nënvizon Raiola, siç lexojmë në edicionin e sotëm të “Tuttosport”. – De Ligt ka një kontratë, ndërsa Romagnolit i skadon vitin e ardhshëm. Po, unë mendoj se ata mund të luajnë së bashku vitin e ardhshëm te Juventusi, por kini kujdes sepse de Ligt, gjithashtu mund të largohet nga Juventusi në fund të sezonit. Kështu funksionon tregu”.