Kryeminsitri Edi Rama ka bërë me dije se asnjë nga ministrat e zgjedhur nuk e ka ditur që do të do ishin pjesë e qeverisë së re.
“Asnjëri nuk e ka ditur, asnjëherë nuk e kanë ditur. Kur je pjesë koalicionit, duhet të diskutosh emra, kur je shumicë, do të diskutosh kur do të marrësh një ministër jashtë partissë, ata që janë të mandatuar e kanë detyrë, nuk ka s’dua. Nuk është restorant, është një front beteje. kështu që kush është i mandatuar dhe ka ardhur për të përfaqësuar shumicën, do e përfaqësoj”, tha Rama në ‘Opinion’.