Kryeministri Edi Rama fjalimin e tij në seancën plenare e ka nisur me prezantimin dhe sfidat e qeverisë në mandatin e tretë. Rama ka theksuar rolin kyç që do t kenë gratë në mandatin e tretë qeverisës. Fjalimi i kreut të qeverisë për rolin e grave në qeverisje është ndjekur nga afër nga bashkëshortja e tij Linda Rama.
Nga një foto e siguruar nga abcnews.al shihet prania e bashkëshortes së kryeministrit në hollin e Kuvendit të Shqipërisë ku po zhvillohet seanca maratone ku pritet prezantimi i programit të qeverisë dhe votimi i kabinetit qeveritar.