Gazetarja e ABC News Albania, Esiona Ekonomi është interesuar për automjetin me të cilin lëviz kryeministri Edi Rama.
Përmes një statusi në llogarinë e saj në ‘Facebook’ gazetarja njofton se makina me të cilën lëviz kryeministri nuk është e qeverisë por i është marrë me qera zonjës E. Hoxhallari, subject privat me aktivitet tregtar të regjistruar sipas ligjeve në fuqi.

Gazetarja Ekonomi, e informuar nga zyra e shtypit e Kryeministrit, sqaron se automjeti me të cilin lëviz kryeministri nuk ka elemente të veçanta sigurie dhe se kjo zgjedhje e kryeministrit vjen si pasojë e amortizimit të automjetit të mëparshëm si në vjetërsi dhe në kilometrat e kryer.

Kështu kryeministri Edi Rama nuk ka blerë një automjet të ri me fondet e buxhetit të shtetit që prej ardhjes së tij në detyrë në vitin 2013.

Statusi i plotë:

KRYEMINISTRI NUK LËVIZ ME MAKINË QEVERITARE, GMC I ËSHTË MARRË ME QERA ZONJËS E. HOXHALLARI
Qeveria sqaron përmes zyrës së komunikimit se mjeti luksoz GMC me të cilin lëviz Edi Rama së fundmi, nuk është blerë me fonde publike. Sipas sqarimit të mëposhtëm që mu dërgua në përgjigje të pyetjeve të mia, ky automjet i pablinduar, është marrë me qera nga Partia Socialiste prej një subjekti privat të regjistruar në emër të zonjës E. Hoxhallari.
PËRGJIGJIA E PLOTË E QEVERISË

Automjeti ne fjale eshte ne pronesi te nje subjekti privat, me aktivitet tregtar te regjistruar sipas ligjeve ne fuqi. Partia Socialiste ka nje kontrate qeraje me subjektin, i cili ushtron prej me shume se 5 vitesh aktivitet ne fushen e shitjes dhe dhenies me qera te automjeteve. Automjeti nuk ka elemente te vecanta sigurie. Ai eshte marre pasi automjeti i meparshem ne perdorim te Kryetarit te PS, nuk plotesonte me standardet e levizjes per shkak te amortizimit si pasoje e vjetersise dhe numrit te madh te kilometrave te kryer. Me kete rast theksojme se kryeministri nuk ka blere nje automjet te ri me fondet e buxhetit te shtetit, qysh nga ardhja e tij ne detyre. (Lexo.al)