Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të diele e ka nisur me një video nga qyteti i Lezhës. Sipas Ramës ky qytet ka pësuar ndryshim dhe po vazhdon të çlirohet nga hija e rëndë e të kaluarës duke përmirësuar mjedisin, infrastrukturën dhe profilin e saj turistik.

Postimi i Ramës: MIRËMËNGJES , dhe me këto pamje të ndryshimit të Lezhës që vazhdon të çlirohet nga hija e rëndë e të kaluarës, duke përmirësuar mjedisin, infrastrukturën, profilin e saj turistik, ju uroj një të diel të mbarë.