Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të shtune me një përqafim.
Ky sipas kryeministrit është një nga ato momentet kur politika nxjerr në pah një nga vlerat më të çmuara të fuqisë së vet, duke vlerësuar lart njeriun e mençur, kokëulur, të papërtuar.
Më këto fjalë, pikërisht për Lindita Nokollën, Rama shtoi se ajo mori mbështetjen e madhe të të gjithë atyre që dje kishin ardhur t’i respektonin, jo t’i shpërfillnin votuesit e tyre në ditën e parë të punës pas zgjedhjeve.
Ditën e djeshme u betuan 140 deputetët e sesionit të ri të Kuvendit, që do të përfaqësojnë zërin e popullit në 4 vitet e ardhshme.
Lindita Nikolla u zgjodh kryetare e Kuvendit me 79 vota pro dhe 4 kundër.
“Mirëmëngjes dhe me një nga ato momente kur politika nxjerr në pah një nga vlerat më të çmuara të fuqisë së vet, duke vlerësuar lart njeriun e mençur, kokëulur, të papërtuar, në këtë rast një grua zonjë si Lindita Nikolla, e cila mori mbështetjen e madhe të të gjithë atyre që dje kishin ardhur t’i respektonin, jo t’i shpërfillnin votuesit e tyre në ditën e parë të punës pas zgjedhjeve, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan ai në rrjetin e tij social Facebook.