Rreth 244 430 pacientë me hipertension arterial kanë përfituar barna me rimbursim gjatë 2021. Ekspertët e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor theksojnë se “kanë përfituar barna me rimbursim gjatë 2021, 244 430 pacientë me HTA, 44332 pacientë me sëmundje kronike të zemrës, 31 964 pacientë me sëmundje ishemike të zemrës”.

Sipas FSDKSH, 317 barna të rimbursueshme për trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare përmban LBR 2021. “Stili i rregullt i jetës dhe kontrolli periodik janë masat më të mira mbrojtëse kundër sëmundjeve të zemrës”, thonë specialistët e FSDKSH. Hipertensioni arterial është quajtur vrasësi i heshtur. Shumica e njerëzve që vuajnë nga HTA nuk janë në dijeni të sëmundjes së tyre prandaj kontrolli periodik është i nevojshëm dhe hapi i parë për shëndet të mirë të zemrës.