Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 5150 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 826 qytetarë, në këto bashki: 80 raste në Tiranë, 73 në Fier, 51 në Lushnje, 35 në Durrës, 34 në Shkodër, 33 në Vlorë, 31 në Krujë, 30 në Elbasan, 29 në Sarandë, 25 në Korçë, 23 në Lezhë, 21 në Dimal, 14 në Kurbin, 12 në Kamëz, nga 9 raste në Kuçovë, Berat, nga 8 raste në Librazhd, Gjirokastër, Mallakastër, Kavajë, 7 në Kukës, nga 6 raste në Malësi e Madhe, Pogradec, Devoll, 5 në Dibër, nga 4 raste në Gramsh, Poliçan, Mat, Vorë, Pukë, nga 3 raste në Vau i Dejës, Divjakë, Këlcyrë, Tepelenë, Cerrik, nga 2 raste në Peqin, Kolonjë, Delvinë, Mirditë, Tropojë, nga 1 rast në Has, Rrogozhinë, Konispol, Libohovë, Dropull, Përmet, Memaliaj, Maliq, Skrapar, Belsh.
Sakaq, janë 12,157 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin dhe aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 211 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 10 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana të moshave 63-81 vjeç, 2 qytetare nga Durrësi të moshave 30-66 vjeçe, 2 qytetare nga Elbasani të moshave 63-70 vjeç, 1 qytetar 58 vjeç nga Fier, 1 qytetare 83 vjeçe nga Lushnja.
Ndërkohë, janë shëruar 916 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 151,914 që nga fillimi i epidemisë. Statistika (24 Shtator 2021) Raste të reja ditore 826 Të shëruar në 24 orë 916 Të shtruar në spitale 211 Humbje jete në 24 orë 10 Testime ditore 5150 Testime totale 1,176,595 Raste pozitive 166,690 Raste të shëruara 151,914 Raste Aktive 12,157 Humbje jete 2,619
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 5385 Durrës 1169 Fier 1151 Shkodër 1118 Vlorë 686 Elbasan 625 Lezhë 509 Berat 491 Korçë 310 Kukës 291 Gjirokastër 225 Dibër 197