Është hapur spitali COVID 3 si pasojë e rritjes së rasteve ditore me COVID dhe e shtrimeve në spitale. Lajmin e bën me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila thotë se COVID 3 është hapur për të përballuar shtimin e rasteve të qytetarëve të infektuar.
“Forca ekipit të SpitalitCOVID 3 në shërbim në këto momente, i hapur për të përballuar shtimin e rasteve të qytetarëve të prekur nga Covid19, që kanë nevojë për trajtim spitalor. Kemi riaktivizuar planin e përballimit të situatës, për t’iu përgjigjur fluksit në spitale, me përforcimin e ekipeve mjekësore, sigurimin e barnave dhe materialeve mjekësore dhe aparaturat jetëshpëtuese, por është thelbësor vaksinimi masiv, për të frenuar përhapjen e epidemisë në vend dhe lehtësuar pasojat e saj”, shkruan ministrja.