Komisioni Evropian do të zhvillojë samitin me SHBA mbi Tregtinë dhe Teknologjinë (Ttc) në 29 shtator, në Pitsburg, tha zëdhënësja e ekzekutivit të Tregtisë të BE-së, Miriam Garcia Ferrer.
Gjithashtu në Twitter, nënkryetarja e Komisionit të BE-së, Margrethe Vestager, ka bërë të ditur se do të marrë pjesë edhe Valdis Dombrovskis.
Takimi rrezikoi anulimin për shkak të tensioneve midis SHBA, Australisë dhe Britanisë së Madhe (AUKUA) dhe anulimi i një urdhri nga kanberra mbi kontratat e nëndetëseve bërthamore që do t’i bliheshin Francës.
“Aleancat strategjike kanë të bëjnë me përcaktimin e qasjeve të përbashkëta dhe tejkalimin e vështirësive”, shkroi Vestager në Twitter pas shpalljes të takimit të Pitsburgut.
Në takimin e pare të këtij lloji, do të marrë edhe sekretari i Shtetit Antony Blinken, sekretarja për Tregtinë, Gina Raimondo si dhe Përfaqësuesja për Tregtinë, Katherine Tai.