Deputeti i Partisë Socialiste, njëherësh Sekretar i Përgjithshëm i këtij subjekti politik, Damian Gjiknuri ka reaguar përmes një statusi në llogarinë e tij në “Facebook” lidhur me fillimin e sesionit të ri parlamentar.

Statusin e tij Gjiknuri e ka nisur me një falenderim për votuesit që mandatuan për herë të tretë qeverinë ‘Rama’, teksa shkruan: Falenderim i përzemërt për 768,134 anëtarët, simpatizantët e mbështetësit që me votën e tyre i dhanë Partisë Socialiste dhe Edi Ramës shumicën e nevojshme dhe besimin për të udhëhequr Shqipërinë në 4 vitet e ardhshme.

Më tej numri dy i Partisë Socialiste shkruan se Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të luajë rolin e çmueshëm për të çuar përpara proceset e rëndësishme legjislative, duke mbrojtur interesat e të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Në fund edhe një mesazh për opozitën: Partia Socialiste do ta ketë të shtrirë dorën e bashkëpunimit me opozitën në funksion të së ardhmes europiane të Shqipërisë.

Statusi i plotë:

Falenderim i përzemërt për 768,134 anëtarët, simpatizantët e mbështetësit që me votën e tyre i dhanë Partisë Socialiste dhe Edi Ramës shumicën e nevojshme dhe besimin për të udhëhequr Shqipërinë në 4 vitet e ardhshme.

Duke i uruar sukses Kuvendit të ri, shpreh besimin e plotë se me punën e tij, Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të luajë rolin e çmueshëm për të çuar përpara proceset e rëndësishme legjislative, duke mbrojtur interesat e të gjithë qytetarëve shqiptarë.
Partia Socialiste do ta ketë të shtrirë dorën e bashkëpunimit me opozitën në funksion të së ardhmes europiane të Shqipërisë.