Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë miratuar dozën përforcuese të vaksinës Pfizer për personat mbi 65-vjeç dhe për ata që dozën e fundit të vaksinës e kanë marrë para 6 muajsh.

Administrata e Ilaçeve dhe Ushqimit(FDA) gjithashtu autorizoi që të rriturit në rrezik të lartë nga sëmundja dhe personat që punojnë në vijën e parë kundër virusit Covid-19 të marrin një dozë përforcuese. Kjo do të thotë që dhjetëra milionë amerikanë tashmë janë të përshtatshëm për dozën e tretë.

Gjithsesi doza e tretë e vaksinës kërkon aprovim nga Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve(CDS) në SHBA.

Sipas medieve amerikane, panele të pavarura nga CDS janë duke mbajtur takime të mërkurën dhe të enjten dhe pritet të miratojnë këtë lëvizje shumë shpejt.