I pranishëm në Dhërmi, ku rifilloi operacioni ‘Bregdeti ynë’ për shembjen e ndërtimeve pa leje në bregdet, zv.ministri i Brendshëm Julian Hodaj, theksoi se nuk do të tolerohet askush që ka zaptuar territorin pa leje. Ai theksoi se operacioni do të shtrihet në të gjithë vendin dhe se ndo të ndëshkohen edhe ata zyrtarë që do të mbyllin sytë përballë paligjshmërisë.

“Rifillon nga Dhërmiu operacioi Bregdeti ynë. Angazhim maksimal i qeverisë për të luftuar paligjshmërinë në territor. Kushdo duhet të harrojë nëse e gënjen mendja që mund të zaptojë një metër katrorë territor publik. Bregdeti është pasuri e të gjithë shqiptarëve dhe do të shfrytëzohet si e tillë. Askush nuk do lejohet apo tolerohet të abuzojë. Operacioni rifillo në bregdet dhe do të vijojë edhe në zonat e tjera. Nuk do tolerohet askush që ndërton pa leje dhe asnjë zyrtar që mbyll sytë përballë paligjshmërisë”, tha Hodaj.