Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se qeveria e tij do të hartojë një ligj për vijën bregdetare së bashku me planin e ri të administrimit të plazheve e të pastërtisë së zonave turistike

“Dhërmi – Operacioni “Bregdeti Ynë”

Rifillon aty ku u ndërpre në qershor për shkak të sezonit turistik, operacioni i pastrimit të bregdetit nga çdo ngrehinë abuzive apo abuzim me lejet e ndërtimit, për të cilat jo vetëm toleranca do të jetë zero, me shembjen e ndërtimeve pa leje, por do të vihen para përgjegjësisë shkelësit e ligjit, në bazë të normave të reja penale për shkeljet në ndërtim

*së shpejti edhe Ligji i Vijës Bregdetare, së bashku me planin e ri të administrimit të plazheve e të pastërtisë së zonave turistike”, tha Rama.