E famshmja shqisë e gjashtë është një aftësi që habit këdo, sidomos të lindurit nën shenjën e Demit. Prakticiteti dhe karakteristikat realiste të Demit ndonjëherë mund t’i ndalojnë ata të dëgjojnë intuitën, duke preferuar të investojnë në diçka të sigurt. Por kur e ndiejnë, të jeni të sigurt që ka diçka! Godasin në kokë, pa i ardhur rrotull. Gënjeshtarët që shtiren si inteligjentë dhe të gjithë personat negativë largohen nga jeta e tyre.

Dashi-Janë shumë konkurrues dhe gjithmonë kanë dyshime se dikush mund të zërë vendin e tyre. Mund të krijojnë histori fantazie në kokën e tyre dhe shpesh të jenë të padrejtë me partnerin.

Gaforrja-Gaforret papritur mund të kenë rënie të vetëvlerësimit të tyre. Kanë një anë emocionale komplekse dhe të thellë, prandaj ndonjëherë ndihen të pasigurt dhe të pavlerësuar. Dhe e tregojnë këtë në dy mënyra: shpërthejnë në zemërim ose ndihen shumë të trishtuar.

Bricjapi-Ashtu si Dashi, edhe Bricjapi ka një anë shumë konkurruese dhe mund të ndihet i kërcënuar nëse mendon se ka një të dytë në jetën e tij. Vullneti i tij është të jetë më i miri dhe mund t’i rritet paranoja ose pasiguria kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç e ka planifikuar.