Real Madridi kishte përgatitur shtatë kontrata për të negociuar me Mbappe, në përpjekjen për ta bërë të vetin para mbylljes së merkatos së verës. Megjithatë, nuk Ia doli, sepse PSG nuk pranoi 220 milionë euro të ofruara nga klubi madrilen. Tani, panorama ndryshon për sa kohë që lojtari nuk rinovon para 1 janarit 2022, kohë në të cilën kohë ai mund të negociojë të ardhmen e tij me klubin që dëshiron.
Real Madridi është optimist dhe shpreson që çështja të zgjidhet. Kjo është arsyeja pse po studion se çfarë do t’i ofrojë sulmuesit francez, që të nënshkruajë me të. Florentino Perez do t’i vinte në tryezë një kontratë për 6 sezone, nga 2022 deri më 2028, me pagë të përafërt prej 30 milionë eurosh në secilin prej tyre, më shumë se sa fiton aktualisht tePSG. Po kështu, ofron një bonus milioner për babanë dhe agjentin e tij, mes 60 ose 80 milionë eurove, që mund të ndahen me Mbappe, sipas ‘ABC’.
Real Madrid dëshiron ta bëjë francezin pikë referimi brenda dhe jashtë fushës. Ai është piketuar si drejtuesi i projektit të ri, që Florentino Pérez ka krijuar nga largimi i Cristiano Ronaldos. Real Madridi nuk do të kursejë për nënshkrimin e lojtarit francez. Një pagë galaktike, që fillon nga 24 milionë euro neto për sezon, do të rritet me kalimin e viteve.
Kësaj i shtohet primi që do të paguhet për të arritur falas. Kjo do të supozonte për lojtarin të ardhura mesatare vjetore midis 34 dhe 40 milionë euro neto në sezon. Një përpjekje, sipas cilësisë që ka dhe asaj që futbollisti po bën për të qenë lojtar i Real Madridit.