Avokati Spartak Ngjela, ishte i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, në “News 24”.
Gjatë fjalës së tij, avokati foli dhe për shkarkimin nga parlamenti i Presidentit Ilir Meta dhe vendimin përfundimtar që pritet të marrë për të, Gjykata Kushtetuese. Ngjela tha se në dëm të presidentit do të ishte nëse çështja shkonte në padi penale, pasi do të kërkohej më pas konfiskimi i pasurive të tij.
Sakaq, Ngjela tha se SPAK-u drejtohet nga SHBA dhe duke iu referuar deklaratave të Ambasadores Yuri Kim, paralajmëroi se do të ketë goditje korrupsioni të rangjeve të larta, duke nënkuptuar këtu politikanë.
Do të japë vendimin e saj Gjykata Kushtetuese për Metën?
Spartak Ngjela: Për mua shenjat janë që e shkarkon. Është mirë të mos shkojë në padi penale.
Si shkohet në padi penale?
Spartak Ngjela: Për shkelje të rënda kushtetuese. Me e rënda e tij është konfiskimi i pasurisë. Ia di unë, ka pallate, me sandalle ka ardhur kur ka qenë zv. kryeministër. I ke parë pallatet, do ia marrin. Kështu thotë ambasadorja amerikane. Ekspertët më kanë thënë mua, që i kanë gjetur 20 mld dollarë, kure populli s’ka të haj bukë. Ata thanë do ia kthejnë popullit shqiptar, le t’ia kthejnë.
SPAK dhe Byroja e Hetimit do të godasin politikanët e lartë?
Spartak Ngjela: Për një gjë jam i sigurt që SPAK-un e drejton Uashingtoni. Ambasadorja Yuri Kim tha do të godasim korrupsionin në rangje të larta. Ishte atje para 2 ditësh doli nga zyrat e SPAK dhe tha që do të godasim korrupsionin e rangjeve të larta. Këto janë faktet, le të presim.
Si janë marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri?
Spartak Ngjela: Ka gabuar Rama me Albin Kurtin. Kurti mund të ishte më shumë politikan, duhet ta mundi Ramën me politikë. Rama është i dobët në krahasim me Kurtin.
Rama ka thënë që do të shkojë së shpejti në Kosovë. Çfarë pritet të prodhojë vizita?
Spartak Ngjela: Kërkesa ime është të fillojë reforma e re e përbashkët e dy tregjeve. Të shohim dhe Albini duhet të bëjë lëshime, sepse është i forti, Rama nuk është. Pavarësisht se është në shtetin që ata e kanë simbol, nuk është i forti në politikë. Ai që është i forti në politikë duhet të bëjë lëshime për bashkimin.