Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka folur për Zërin e Amerikës në lidhje me shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në një pjesë të intervistës të shpërndara nga VOA, Kim thotë se kur sekretari i shtetit përcakton dikë për korrupsion domethënës kjo është shumë e dukshme. Kim thekson se ata që thonë që janë të habitur nga ky përcaktim, nuk po tregohen të sinqertë.
“Mendoj se është e drejtë të thuhet që në shumicën e rasteve në momentin kur dikush përcaktohet nga sekretari i Shtetit për korrupsipon domethënës, zakonisht është shumë e dukshme. Dha ata që thonë që janë të habitur, nuk po tregohen shumë të sinqertë”, thotë Kim.