Një çështje që kryeministri Edi Rama është ndalur të flasë janë edhe afganët e strehuar në Shqipëri. Ai tha se për aq kohë sa ato do të qëndrojnë gjatë në vendin tonë, për gati më shumë se 1 vit, shpenzimet do të paguhen nga SHBA-ja dhe jo taksapaguesit shqiptar, siç ishte rënë dakord në fillim. Nga ana tjetër, është thënë se në Shqipëri do të vijnë 4000 afganë, por kryeministri u shpreh sot se gjasat janë që të vijnë më pak, pasi nuk po lëvizin dot. “S’mund të jenë shpenzimet e taksapaguesve shqiptar, mund ta bënim nëse është 1-2 javë, por nëse rrinë 1-2 vjet dhe kemi pasur dakordësi që shpenzimet e qëndrimit, qeveria amerikane apo etnitete të tjera do të mbulojnë shpenzimet. Ishte variant për të ngritur kamp, unë kam thënë që kampe nuk ka. Kemi dhënë disponibilitet për 4 mijë, por mesa duket nuk do vijnë se nuk po lëvizin dot”, tha Rama.

Për shkak të kohës së gjatë të qëndrimit që është parashikuar të qëndrojnë, kreu i qeverisë tha se nëse afganët duan që të punojnë, qeveria do u krijojë lehtësira. “Nëse duan të hyjnë në punë, ne do i ofrojmë çdo lehtësi”, tha Rama në ‘Opinion’.