Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje për ekstradimin e personave të akuzuar, të dënuar apo në kërkim, me Mbretërinë e Spanjës, njoftoi ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

“Kemi pasur bashkëpunim në fushën penale edhe sot, por përmes kësaj marrëveshjeje eliminohen disa pengesa ligjore dhe tashmë do të lejohet ekstradimi reciprok i shtetasve shqiptarë në drejtim të Spanjës dhe anasjelltas, tha Manja. “Është një sinjal i qartë për botën e krimit, që çdo shqiptar që kryen një vepër penale, nuk mund të gjejë strehë as në Shqipëri e as një Spanjë”.