Është mjaft e lehtë për të gjetur karakteristika të përbashkëta për shumicën e njerëzve. Por, për të gjetur gjysmën perfekte është jashtëzakonisht e vështirë. Këto më poshtë janë shenjat për të kuptuar nqs dikush që keni njohur ose I dashuri juaj është gjysma tjetër:
SHpirti binjak nuk është e njëjta gjë si dashuria e vërtetë..Bashkëshorti yt është dashuria e vërtetë ndërsa shpirti binjak mund të jetë miku, i afërmi, apo thjesht një I njohur. Ndonjëherë dhe vetëm duke i parë ata, duke I dëgjuar ata të flasin për veten, ose duke qeshur së bashku ju bën të kuptoni se jeni tepër të afërt shpirtërisht. Ndoshta shenja kryesore për të njohur shpirtin binjak është ndjesia sikur njiheni prej një jetë kur e takoni për herë të parë.
Ju mund të keni shije të ndryshme në rroba, ushqim apo gjëra të tjera të vogla, por në aspektin e parimeve morale dhe prioriteteve në jetë jeni shumë i ngjashëm. Ju keni një sistem të përbashkët vlerash dhe botëkuptimesh të ngjashme. Sëbashku jeni shumë krijues. Gjithmonë mendoni për aktivitete të ndryshme që mund të bëni bashkë dhe më e rëndësishmja që asnjëri prej jush nuk mundohet të ndryshojë tjetrin sepse në këtë mënyrë karakteret tuaja plotësohen më së miri.