Juventusi i ka fituar 52 milionë euro nga ky afat kalimtar i lojtarëve, përfshirë para të kursyera nga pagat dhe shitjet, pavarësisht se nga shitja e Cristiano Ronaldos në Manchester United i humbi 14 milionë euro. Afati kalimtar i verës është mbyllur tashmë, prandaj asnjë lojtar nuk mund të vijë në Torino deri në janar. Calcio e Finanza ka llogaritur se para të kursyera nga pagat dhe nga shitja e lojtarëve, bardhezinjtë i kanë fituar në përgjithësi 52 milionë euro këtë verë. Megjithatë, nëse nuk merren parasysh kursimet nga pagat, Juve i ka fituar vetëm 24.5 milionë euro.

Një pjesë e madhe e kësaj sepse shitja e Ronaldos në Manchester United për 15 milionë euro të gatshme plus 8 milionë euro bonuse prodhoi humbje neto, duke qenë se Juve i kishte paguar 117 milionë euro për ta blerë portugezin nga Real Madridi më 2018. Juventusi po shpresonte se do t’i fitonte të paktën 29 milionë euro nga shitja e 36-vjeçarit, për ta shmangur humbjen. Në fund, gjiganti italian i humbi 14 milionë euro nga shitja e portugezit. Megjithatë, klubi do t’i kursejë 57 milionë euro nga viti i mbetur i kontratës së Ronaldos.