Vaksinimi kundër virusit antiCovid është tema për të cilën po flitet në emisionin ‘Open’, ku të ftuar mbrëmjen e sotme ishin Zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, Dr. Alban Ylli, Dr. Arjan Mezini dhe Dr. Genc Sulcebe. Dr. Alban Ylli thotë se sipas shifrave vendi ynë në gradën e katër të riskut për transmetueshmërinë e virusit Covid-19, po krahasuar me një vit më parë potenciali është më i ulët. “Jemi në gradën e katërt të riskut në drejtim të transmetueshmërisë, por krahasuar me vitin e kaluar potenciali është më i ulët. Potenciali për të bërë dëme është më i ulur se vjet, një pjesë e madhe e popullsisë është më e mbrojtur për shkak të vaksinave dhe fazës së pandemisë që ndodhemi”, tha Dr. Ylli
Ajo çka shqetëson më së shumti ekspertët e shëndetit publik janë variantet e reja të koronavirusit, si varianti Delta, i cili po prek edhe personat e vaksinuar apo edhe ata që e kanë kaluar më herët Covid-19 dhe ‘alarmi’ është se ky variant është dyfish më i transmetueshëm. Dr. Arjan Mezini thotë se ka një përqindje të ulët infektimesh te personat e vaksinuar. Dr. Arjan Mezini: Kemi pasur raste infektimesh, por numri i personave të vaksinuar ka qenë shumë u ulët. Ata që e kanë kaluar në mënyrë natyrore nuk kam takuar asnjë. Personat që janë infektuar edhe pse të vaksinuar nuk janë në gjendje të rënduar. Shumëfishi i vdekjeve është më i madh te të pavaksinuarit.
Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli thotë se çfarëdolloj vaksina nuk ka një siguri absolute, por nga 12 mijë raste aktive që ndodhen aktualisht në vend përqindja më e madhe janë të pavaksinuar. Rakacolli: Me çfarëdolloj vaksine, jo të gjithë ata që janë të vaksinuar nuk ka siguri që janë të gjithë të mbrojtur. Ajo përqindje që është edhe për vaksinat e tjera është edhe për Covid. Nuk ka një siguri absolute, por shifrat tregojnë se mbi 12 mijë që janë aktivë përqindja më e madhe janë të pavaksinuar.
Në anën tjetër, Dr. Genc Sulcebe thotë se situata e tanishme është ndryshme nga një vit më parë dhe tregon shifrat e një studimi të kryer nga ekspertët e shëndetit në Shqipëri. Dr. Genc Sulcebe: Kemi një numër të madh infektimesh, por situata është krejt ndryshe nga një vit parë. Disa të dhëna që kemi nga studim i joni thonë që ne kemi një gjendje të imunitetit nëpërmjet antitrupave në nivel prej 73%. Në popullatën nga 20-70 vjeç rreth 2/3 e këtyre individëve kanë imunitet me antitrupat. Kemi infeksione sepse Delta ka transmetueshmëri më të lartë, është dy herë më i transmetueshëm, pragu i imunitetit është mbi 85%. Të moshuarit janë vaksinuar në përgjithësi, edhe numri i të shtruarve në spital dhe i humbjeve të jetëve është më i ulët. Ne duhet të intensifikojmë fushatën e vaksinimit, që kur transmetueshmëria e virusit të jetë shumë e madhe ne të jemi të qetë.