Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka emëruar studenten 20-vjeçare Bojkena Basha Sekretare të Rinisë. Ai ka ironizuar se Bojkena Basha është shumë më e mirë se kryeopozitari, Lulzim Basha, flet shumë më bukur dhe zgjohet më herët se ai.

Rama ka siguruar se Bojkena Basha nuk ka lidhje as me gruan e tij, Linda Bashën, s’është nga Tirana, jeton në Durrësi, por s’është as durrsake, prandaj s’ka lidhje familjare me vetë kryeministrin. Bojkena Basha ishte kandidate e PS në Durrës për zgjedhjet e 25 prillit, nga më të rejat në moshë pasi ende nuk ka përfunduar studimet universitare. ”Sekretare së Rinisë, Bojkena Basha vullnetare 20 vjeç që spikati në fushatën e fundit me fjalimet e saj, përtej kalimeve është student dhe aktiviste shumë e mirë. Flet më bukurse Basha, zgjohet shumë më herët se ai, ndryshon se thotë atë që mendon e mendon atë që thoët .nuk është tironse, s’ka lidhje me Linda Bashën, jeton në Durrës, por as nga Durrësi nuk është, as lidhje me mua nuk ka.”- tha Basha.