Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Kushi ka publikuar sot në rrjetin e saj social një foto-album nga procesi i shpërndarjes së librave falas në shkolla të ndryshme të vendit. “Në shkolla të ndryshme të vendit vijon shpërndarja e teksteve shkollore falas për të gjithë nxënësit nga klasa 1-9 dhe nxënësit e kategorive në nevojë mes klasave 10-12”, shprehet Ministrja Kushi në postimin e saj.
Ndër të tjera, ajo nënvizon se: “Falë kësaj skeme mbështetëse nga ana e qeverisë shqiptare, këtë vit shkollor është 280 mijë numri total i nxënësve përfitues duke ndikuar drejtpërdrejt në uljen e barrës financiare të familjeve shqiptare, si dhe duke pajisur #nxënësit me botimet më prestigjioze të “Oxford”, “Pearson” dhe “Cambridge”.