Sonte rikthehet Champions League me xhiron e dytë në fazën e grupeve. Pa dyshim, dueli kryesor do të jetë ai i Grupit A në mes të Paris Saint-Germainit dhe Manchester Cityt. Parisienët janë në kërkim të fitores së parë dhe do të llogarisin në Leo Messin me shokë për ta arritur këtë.
Nga ana tjetër, nënkampioni evropian shkon në Paris për të nxjerrë pikë, në mënyrë që t’i afrohet kualifikimit në fazën tjetër. Kjo njëherit do të jetë ndeshja më e shtrenjtë në histori të futbollit. Manchester City dhe Paris Saint Germain janë dy ekipet më të vlefshme momentalisht.
Sipas të dhënave të Transfermarkt, skuadra e Manchester City vlen 1 miliard euro, 1.05 miliardë për të qenë të saktë, ndërsa PSG arrin 997.25 milionë euro. Nëse të dyja palët vënë vlerën e tyre së bashku, ato tejkalojnë një total prej 2 miliardë eurosh, kështu që mund të themi se kjo është ndeshja më e shtrenjtë e futbollit në botë.