Prokuroria e Posaçme SPAK i ka kthyer përgjigje presidentit Ilir Meta në lidhje me interesimin e tij për ministrat e qeverisë ‘Rama 3’, nëse dikush prej tyre është nën hetim.

SPAK thotë se asnjë prej emrave të paraqitura nga presidenti nuk është i regjistruar si person nën hetim në regjistrin e njoftimit të veprave penale të Prokurorisë së Posaçme.

Pas përgjigjes nga ana e Prokurorisë tashmë është radha e Presidentit Meta të vendosë për dekretimin, i cili ka edhe gjashtë ditë kohë.

Kujtojmë qe Presidenti Ilir Meta dekretoi tre ditë më parë (11 shtator) Edi Ramën si Kryeministrin e Shqipërisë.