Fakti që Juventus ka marrë një pikë në dy ndeshje është një avantazh apo një disavantazh? Është një nga pyetjet që i janë bërë Luciano Spalletti-t në konferencën për shtyp në prag të sfidës së kampionatit me Juventus-in: “Është një disavantazh për ne që duhet të luajmë kundër tyre, është pak a shumë si të shkosh në fushën e një skuadre që ka dëshirë për revansh, e kemi parë edhe me Genoa-n”, ka thënë trajneri i Napoli-t.

“Humbjet mund ta ndihmojnë një skuadër të rritet, ndërsa fitoret mund të llastojnë. Duhet ruajtur një ekuilibër mes dëshirës për të bërë mirë dhe mendjemadhësisë që mund të japin fitoret”.