Një proteinë për të cilën shkencëtarët thonë se i dërgon sinjalin “Mos më ha!” sistemit imunitar të njeriut, mund të jetë përgjegjëse për njerëzit që përjetojnë raste më të rënda të sëmundjes së Covid-19. Studiuesit nga Universiteti i Kentit në Angli, kanë zbuluar se nivelet më të larta të kësaj proteine në sipërfaqen e qelizave të infektuara, mund të jenë duke epenguar sistemin imunitar që të kryejë punën e tij.
Edhe pse shumë pacientë të infektuar me SARS-CoV-2, virusi që shkakton Covid-19, do të zhvillojë vetëm simptoma të lehta, të tjerët do të përjetojnë simptoma më të rënda, madje kërcënuese për jetën. Covid-19 është tashmë përgjegjës për gati 700.000 vdekje në Shtetet e Bashkuara.
Gjetjet e reja zbulojnë se proteina CD47 mund të luajë një rol të madh në këto vdekje. Ajo dërgon një sinjal që parandalon mbrojtjen e sistemit imunitar nga shkatërrimi aksidental i qelizave të shëndetshme. Gjithsesi, studiuesit zbuluan se kur SARS-CoV-2 infekton qelizat njerëzore, në sipërfaqen e qelizës shfaqet një sasi me e madhe e CD47.
Ekipi i studiuesve, mendon se kjo proteinë ka të ngjarë ta pengojë sistemin imunitar që t`i njohësi kërcënim qelizat e infektuara. Pa sistemin imunitar që sulmon këto qeliza, virusi mund të vazhdojë të shumohet, duke sjellë si pasojë simptoma më të rënda të Covid-19.
Autorët e studimit shtojnë se faktorët specifikë të rrezikut për infeksionet e rënda COVID-19-si pleqëria dhe sëmundjet ekzistuese të tilla si diabeti – gjithashtu tregojnë një lidhje me nivelet më të larta të proteinave CD47. Nivelet e larta të CD47 kontribuojnë gjithashtu në tensionin e lartë, një faktor tjetër rreziku për pasjen e ndërlikimeve të rënda nga Covid-19. Po ashtu studiuesit vërejnë se tashmë janë në zhvillim terapitë që synojnë CD47. Gjetjet e tyre, mund të ndihmojnë në përmirësimin e efektivitetit të tyre gjatë pandemisë së Covid-19.
“Kjo është emocionuese. Me këtë studim, ne mund të kemi identifikuar një faktor kryesor që lidhet me formën e rëndë të Covid-19. Ky është një hap i madh në luftimin e sëmundjes, dhe tani ne mund të presim një përparim të mëtejshëm në krijimin e terapive më efektive”-thotë profesor Martin Mikelis.
“Këto njohuri shtesë mbi proceset e sëmundjes së Covid-19, mund të na ndihmojnë në krijimin e terapive më të mira. Përmes tyre ne kemi arritur një përparim të madh dhe kemi dhënë shembullin se lufta kundër sëmundjes vazhdon”-shton profesori Jindrih Sinatl nga Universiteti Gëte-Frankfurt. / StudyFinds – Bota.al