Një studim i fundit, i cili u publikua në Gazetën e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë, raporton se metoprololi një ilaç i thjeshtë për tensionin mund të zvogëlojë inflamacionin e mushkërive dhe të përmirësojë funksionin e frymëmarrjes te njerëzit me ARDS të shkaktuar nga COVID-19. Metoprolol është një beta-bllokues i zakonshëm i krijuar për të trajtuar presionin e lartë të gjakut dhe mund të sigurojë një trajtim të mirë dhe për COVID-19 të rëndë.

Beta-bllokuesit janë një grup ilaçesh që bllokojnë efektet e dy hormoneve (epinefrina dhe norepinefrina) që ndihmojnë Covid-19 të lidhet me qelizën.

Mjekët zakonisht përdorin beta-bllokues për të trajtuar sëmundjet kardiovaskulare.
Sverre Kjeldsen, profesor në Universitetin e Oslos në Norvegji, i cili nuk ishte i përfshirë në studim, tha se pacientët shumë të sëmurë me COVID-19 janë nën stres të madh dhe përjetojnë aktivizimin e një veprimtarie më të shpejtë të sistemit nervor.

“Lëshimi i sasive të mëdha të noradrenalinës (norepinefrinës) dhe adrenalinës (epinefrinës) dëmtojnë pothuajse çdo organ, përfshirë mushkëritë dhe trajtimi me metoprolol, të paktën pjesërisht pengon efektet dëmtuese të organeve,” shtoi eksperti.

Ekipi i udhëhequr nga studiuesit në Centro Nacional de Investigaciones Cardiovasculares Carlos, qendër për kërkime shkencore në Madrid ka treguar se metoprololi mund të zvogëlojë inflamacionin e mushkërive dhe të përmirësojë nivelet e oksigjenit në gjak.

i tha MNT:

“Këto të dhëna eksperimentale na shtynë të hetojmë provën pilot nëse administrimi 3-ditor i metoprololit intravenoz (15 miligramë në ditë) mund të rezultojë në rezultate të mira tek pacientët,” shpjegon autori i studimit, Agustín Clemente-Moragón.(CNN, gazeta “Si”)