Një person i vaksinuar është më i lumtur sepse ka përfitime në shërbime ndryshe nga të pavaksinuarit, shqetësohet më pak për të dashurit dhe ka mundësi të ketë një mirëqenie ekonomike më të lartë. Këto janë përfundimet e një vëzhgimi shkencor, rezultatet e të cilit u botuan në revistën “PLOS ONE” dhe që tregojnë se “marrja e dozës së parë të një prej vaksinave Covid-19” rezultoi në përmirësime të rëndësishme në shëndetin mendor. Pandemia e Covid-19 ka ndryshuar të gjitha aspektet jetësore, financat, punën shoqërimin e njerëzve duke ndikuar potencialisht në shëndetin e tyre mendor. Me përhapjen e vaksinave Covid-19, një grup shkencëtarësh filluan një studim për të krahasuar përmirësimet e shëndetit mendor tek njerëzit që morën një vaksinë me përmirësimet në ata që nuk morën.
Autori kryesor i studimit, Francisco Perez-Arce, nga Universiteti i Uashingtonit tha se së bashku me kolegët e tij anketuan 8,003 pjesëmarrës të rritur midis 10 marsit 2020 dhe 31 marsit 2021. Pjesëmarrësit iu përgjigjën pyetjeve në lidhje me statusin e tyre të vaksinës Covid-19 dhe nivelet e shqetësimit mendor të vetë-raportuar. Midis 1 prillit 2020 dhe 16 shkurt 2021, autorët e studimit matën përgjigjet çdo 2 javë. Pas asaj periudhe, ata i matën ato çdo 4 javë. Bazuar në përgjigjet, shkencëtarët u caktuan pjesëmarrësve vlera specifike. Ata i përdorën këto vlera për të krahasuar trajektoren e shëndetit mendor të njerëzve që morën një vaksinë në një moment gjatë studimit me trajektoren e shëndetit mendor të atyre që kurrë nuk morën një vaksinë.
Rezultatet tregojnë se të dy grupet ishin nën të njëjtin nivel me përgjigjet deri në dhjetor të vitit 2020, kur vaksina e parë ishte e disponueshme. Pas asaj pike, pati një ndryshim të dukshëm në nivelet bazë të shëndetit mendor në të dy grupet. Kjo i bëri studiuesit të arrijnë në përfundimin se ka efekte afatshkurtra direkte të marrjes së vaksinës së parë. Për më tepër, ata vërejnë se efekti që vaksinat kanë në shëndetin mendor përhapet tek edhe të tjerët.
“Një individ i vaksinuar ishte i lumtur sepse kishte përfitime në shërbime ndryshe nga të pa vaksinuarit, shqetësohej më pak për të dashurit dhe ka mundësi të ketë një mirëqenie ekonomike më të lartë,” tha Sara Makin, themeluese e “Makin Wellness”, një shërbim këshillues online për shëndetin mendor. Të dhënat u arritën nga përgjigjet e individëve. Ekspertët shpjegojnë se personat që kishin bërë dozën e parë të vaksinës ishin më të qetë mendërisht. Sipas ekspertëve, kërkimi tregon një lajm pozitiv por duhen më shumë të dhëna për të kuptuar më mirë lidhjen mes vaksinimit dhe shëndetit mendor.