Njerëzit e pa vaksinuar kundër covid19 kanë 11 herë më shumë gjasa për të vdekur dhe 10 herë më shumë gjasa për t’u hospitalizuar.

Në këtë përfundim ka arritur Qendra për Kontrollin dhe Prandalimin e Sëmundjeve në SHBA.

Studimi vëzhgoi 600.000 raste me covid në 13 shtete nga Prilli në Korrik.

“Përfundimi është ky: Ne kemi mjetet shkencore që na duhen për të ndryshuar rrjedhën e kësaj pandemie. Vaksinimi funksionon dhe do të na mbrojë nga ndërlikimet e rënda të Covid-19,” tha të premten Drejtoresha e CDC Dr. Rochelle Walensky.

Duke cituar studimin, Walensky tha se ata që ishin të pavaksinuar kishin rreth katër herë e gjysmë më shumë të ngjarë të merrnin Covid-19.

https://edition.cnn.com/2021/09/10/health/us-coronavirus-friday/index.html